Zjarri në apartamentin në Tiranë, asfiksohet nga tymi një person, u transportua në spital për ndihmë mjekësore
Një apartament në katin e gjashtë të një pallati në kompleksin “Kika 1” në Tiranë u përfshi nga flakët. Zjarri u përhap me shpejtësi, ndërsa ekipet zjarrfikëse ndërhynë për të shuar flakët.
Policia e Tiranës në një njoftim zyrtar sqaron se një person i cili banonte në një kat më lart banesës ku ka rënë zjarri, është asfiksuar nga tymi.
Ky shtetas u transportua në spital për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 10:00, në rrugën “Prokop Mina” ka rënë zjarr aksidentalisht në katin e shtatë të banesës të marrë me qira nga shtetaset K. Sh dhe S. Gj.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Fraksion.com

