Nga Shullazi te Stafuka, sa vite burg kërkon SPAK për emrat e njohur të krimit
29 prill 2026 – Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka paraqitur konkluzionet përfundimtare për një nga fraksionet e dosjes “Revanshi”, që po gjykohet me procedurë të shkurtuar.
Sipas SPAK, 12 akuzohen për “sigurim kushtesh për të kryer vrasje”, një vepër penale e rëndë në kuadër të krimit të organizuar, armëmbajtje pa leje apo edhe kanosja e një gjyqtari. Në total, kërkohen mbi 127 vite heqje lirie…
Në pretencë është kërkuar:
15 vite burg për Astrit Avdylin (i konsideruar si pjesë e bandës së Shijakut), që për shkak të gjykimit të shkurtuar zbret në 10 vite heqje lirie
15 vite burg për Emiliano Shullazin (personazh i njohur i krimit, veçanërisht në kryeqytet dhe Durrës), që me gjykim të shkurtuar reduktohet në 10 vite burg
9 vite burg për Naim Strafukën, që me gjykim të shkurtuar zbret në 6 vite burg
10 vite burg për Enver Divën(akuzohet po për atentatin ku mbetën të vdekur dy vëllezërit Haxhia), me gjykim të shkurtuar zbret në 6 vite e 8 muaj burg
10 vite burg për Robert Laçin, me gjykim të shkurtur zbret në 6 vite e 8 muaj burg
10 vite e 6 muaj burg për Ghergj Cukalin, që me gjykim të shkurtuar zbret në 7 vite burg
10 vite burg për Viktor Imerajn, që me gjykim të shkurtuar zbret në 6 vite e 8 muaj burg
10 vite burg për Satilno Bashon që me gjykim të shkurtuar zbret në 6 muaj e 8 muaj burg
9 vite burg për Xhelal Rrajën, që me gjykim të shkurtuar zbret në 6 vite burg
9 vite burg për Miri Brylun, që me gjykim të shkurtur zbret në 6 vite burg
Më herët, Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se ka arritur të dokumentojë nëpërmjet komunikimeve të zbardhura nga aplikacioni Sky ECC, përfshirjen e tyre në 6 plane vrasjesh. Nga këto të fundit, veçojmë përpjekjet për të vrarë vëllezërit Durim e Valter Bami , Preng Gjinin, planin e thurur për vrasjen e Ervis Martinajt, Erigers Mihasit, Elvis Gaçajt e Altin Gegës apo edhe të ish-deputetit Arben Ndoka.
Nga hetimet, u zbuluan përplasjet e disa grupeve kriminale në vend dhe tentativat për eleminimet e kundërshtarëve gjatë viteve 2020-2021. Ato vepronin në disa qytete si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.
Po në kuadër të këtyre hetimeve u dokumentua kanosja e bashkëshortit të një gjyqtareje në Gjykatën e Posaçme të Apelit, armëmabjtje pa leje të një prej personave të konsideruar pjesë e një grupi kriminal si dhe organizimi për të futur ilegalisht në Shqipëri.
Fraksion.com

