AktualitetKosovaTë fundit

Haxhiu takon sot partitë politike për datën e zgjedhjeve në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, ka ftuar partitë politike për takim sot, duke nisur nga ora 15:00 për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të reja.

Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, i cili ka thënë se këtë parti do ta përfaqësojë anëtarja e kryesisë, Jehona Lushaku.

KosovaPress ka mësuar se një ftesë të tillë e ka pranuar edhe PDK-ja, por të njëjtit nuk treguan se kush do t’i përfaqësojë.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, është takuar të mërkurën me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqin për të diskutuar për datën optimale për zgjedhjet e reja.

Datat optimale për mbajtjen e zgjedhjeve të reja janë 31 maji dhe 7 qershori.

Kuvendi kishte afat deri në mesnatën e 28 prillit për ta zgjedhur presidentin, pasi mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundoi në fillim të prillit. Kryeministri, njëherësh lideri i LVV-së Albin Kurti dhe partitë opozitare nuk arritën një marrëveshje për ta zgjedhur shefin e shtetit.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com