AktualitetTë fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë mbledh strukturat e Korçës: Në fokus kultivimi i drogës, grupet kriminale dhe armëmbajtja pa leje

Drejtori i Përgjithshëm Skënder Hitaj ka zhvilluar një takim në Korçë, në Drejtorinë Vendore të Policisë, ku mblodhi drejtuesit e kësaj drejtorie, shefat e komisariateve, shefat e sektorëve.

Takimi zgjati rreth 1 orë ku u diskutuan një sërë problematikash dhe u dhanë direktivat nga Hitaj.

Burime brenda mbledhjes, bënë të ditur se porositë e kryepolicit lidhen me goditjen e rasteve të kultivimit e shpërndarjes të lëndëve narkotike, po ashtu edhe me evidentimin e personave që janë të përfshirë në grupe kriminale.

Një tjetër porosi lidhet edhe me armëmbajtjen pa leje si edhe me kontrollet që duhet të jenë të shtuara sidomos në institucionet arsimore dhe më gjerë, për të ruajtur rendin dhe sigurinë e qytetarëve.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com