AktualitetNATO/BETë fundit

Zëvendësshefja e NATO-s viziton Mbretërinë e Bashkuar për të diskutuar inovacionin në mbrojtje

Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, vizitoi Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në ceremoninë për inaugurimin e  Rrjetit të Kapitalit të Përshpejtuesit të Inovacionit në Mbrojtje të NATO-s për Atlantikun e Veriut (DIANA) në Londër, dhe për t’u angazhuar me studentët në Universitetin e Oksfordit.

Inaugurimi i Rrjetit të Kapitalit të DIANA-s,isjte një ngjarje që synonte të bashkonte industritë, ekspertët dhe inovatorët për të adresuar objektivat e Aleancës për investimet në mbrojtje dhe inovacionin. Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme mbajti një fjalim mbi rolin kritik të inovacionit në luftën bashkëkohore dhe ndikimin e tij në rezultatet e betejës.

Më parë, Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme mori pjesë në një diskutim me studentët dhe fakultetin në Shkollën e Qeverisjes Blavatnik të Universitetit të Oksfordit. Ajo përshkroi prioritetet për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Ankara, duke theksuar nevojën që aleatët të rrisin investimet në mbrojtje, të përshpejtojnë prodhimin e mbrojtjes dhe të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com