AktualitetTë fundit

U akuzua për korrupsion, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka. Dënimi Edison Tabakun dhe dy të tjerët

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për çështjen ndaj ish-shefit të policisë rrugore Roven Zeka, duke e deklaruar atë të pafajshëm për akuzën e korrupsionit pasiv, pasi nuk u provua kryerja e veprës penale.

Ndërkohë, për të pandehurit e tjerë, gjykata ka dhënë këto vendime:

Edison Tabaku u dënua me 3 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar u ul në 2 vite burg.
Sokol Navaku u dënua gjithashtu me 3 vite burg, të reduktuara në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënim i cili u konvertua në shërbim prove.
Erges Vrioni u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, që me gjykim të shkurtuar u ul në 1 vit dhe u konvertua në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare.

Sakaq, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor Blendi Bela për veprën penale të moskallëzimit të krimit. Sipas vendimit, Bela është dënuar me 1 vit burg, dënim i cili është ulur në 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Gjykata ka vendosur gjithashtu konvertimin e dënimit në shërbim prove.

Hetimet u lidhën me një aksident rrugor të ndodhur më datë 16 prill 2025 në Tiranë. Në aksident u përfshinë dy automjete, njëri i drejtuar nga shtetasja Anisa Vrioni, e cila u shoqërua në komisariat por më pas u la e lirë. Hetimet u kryen nga oficeri i OPGJ-së Edison Tabaku, i cili kishte njohje me bashkëshortin e saj, Ergest Vrioni.

Sipas hetimeve, Tabaku, në bashkëpunim me eprorët e tij Roven Zeka dhe Sokol Novaku, ka kërkuar dhe marrë 200 mijë lekë nga Ergest Vrioni për të mos arrestuar bashkëshorten e tij, ndërsa Bledi Belba ka ndërhyrë pranë Roven Zekës dhe i ka dhënë Ergestit 1000 euro për t’ia kaluar të pandehurve me qëllimin për të mos arrestuar bashkëshorten e tij.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com