AktualitetPolitikëTë fundit

“Ose je me ne, ose përballë nesh”, Berisha për përplasjet mes Ramës dhe Spiropalit: Partia në grahmat e fundit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar përplasjet mes kreut të PS Edi Rama dhe ish ministers Eliosa Spiropali.

Berisha e quajti PS si parti e krimit, ndërsa tha se PS dhe qeveria janë kthyer në një mburojë të krimit, duke u ndalur në vjedhjet e ish kryeministres Belinda Balluku.

“Ajo parti sot është më shumë se kurrë parti krimi, ajo parti sot është parti mburojë e krimeve monstruoze ndaj shqiptareve dhe plaçkitjeve që Rama, organizata e tij kriminale i bëjnë fondeve dhe pasurisë publike.

Partia dhe qeveria janë lubizuar përfundimisht, janë grahmat e fundit të një regjimi që bëjnë gjithçka për t’u mbajtur në këmbë, por që shqiptarët kanë vendosur ta hedhin poshtë.”, tha Berisha.
Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com