AktualitetPolitikëTë fundit

Eric Wendt – Profili i ambasadorit të ri amerikan në Tiranë

Eric Wendt është nominuar nga administrata Trump si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin e Shteteve të Bashkuara, ku shpjegohen arsyet e nominimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri.

Profili i Eric Wendt

Gjatë më shumë se 34 viteve shërbim aktiv, ai ka mbajtur disa pozicione të larta komanduese dhe ka drejtuar organizata me deri në mijëra personel ushtarak, civil dhe ndërinstitucional. Ai ka punuar për Departamentin Amerikan të Shtetit për dy vjet si pjesë e rëndësishme e Ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem, ku drejtoi një koalicion me tetë vende si Koordinator i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez, dhe raportonte drejtpërdrejt te Sekretari i Shtetit. Përvoja e tij e gjerë në lidership, aftësia e provuar për të menaxhuar organizata komplekse shumëkombëshe dhe ndërinstitucionale, si dhe ekspertiza e tij rajonale në të gjithë Evropën e bëjnë Gjeneral Lejtnant (në pension) Wendt shumë të kualifikuar për të shërbyer si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Shqipërisë.

Gjeneral Lejtnant (në pension) Wendt ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara dhe një diplomë Master në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në Monterey, Kaliforni. Ai flet gjuhën arabe e koreane. Ai është nderuar me çmime dhe dekorata të shumta, përfshirë Medaljen e Shërbimit të Shquar të Mbrojtjes, Medaljen e Shërbimit të Shquar, Medaljen e Yllit të Bronzit, si dhe Çmimin e Nderit të Lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com