AktualitetNATO/BETë fundit

Viktor Orban heq dorë nga mandati i tij në parlament.

Pas humbjes në zgjedhje, kryeministri në largim i Hungarisë, Viktor Orban, do të heqë dorë nga vendi i tij në parlament, por do të vazhdojë të mbetet kryetar i partisë së tij Fidesz.

“Unë tani nuk nevojitem në parlament, por për riorganizimin e kampit kombëtar,” tha ai.

Partia Fidesz humbi zgjedhjet

Sipas vëzhguesve pas humbjes zgjedhore Orbani synon të përqendrohet në rolin e tij si kryetar i partisë. Në video ai theksoi se vazhdon të jetë i gatshëm për të vazhduar si drejtues i partisë së tij nacionaliste të djathtë Fidesz, nëse delegatët në kongresin e qershorit e mbështesin.

Viktor Orban me dosje në dorë
Viktor Orban dhe partia Fidesz humbën qartë në zgjedhjet parlamentare në HungariFotografi: Omar Havana/AP Photo/dpa/picture alliance

Viktor Orban dhe partia Fidesz humbën qartë në zgjedhjet parlamentare në Hungari dy javë më parë ndaj partisë së Peter Magyar. Me vetëm 52 nga 199 mandate, Fidesz kalon në opozitë.

Orbani në pushtet për vite me radhë

62-vjeçari Orban është deputet në parlamentin hungarez që nga viti 1990. Ai ka qeverisur Hungarinë për 16 vjet me një stil gjithnjë e më autoritar.

Peter Magyar duke folur
Magyar paralajmëroi se do të bëjë një “ndryshim të plotë të qeverisjes”Fotografi: Daniel Alfoldi/ZUMA/picture alliance

 

Peter Magyar, i cili më parë ka qenë anëtar i Fidesz-it, u shkëput nga Orbani dhe partia e tij dy vite më parë. Fituesi i zgjedhjeve paralajmëroi një “ndryshim të plotë të qeverisjes” dhe kritikoi gjatë fushatës stagnacionin ekonomik dhe korrupsionin në rrethet e qeverisë së Orbanit.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com