“Kërkon që seancat të transmetohen live”, dalja e parë publike pas arrestimit, Meta pas kafazit prej xhami: Proces i turpshëm kundër shtetit shqiptar!
Kjo është dalja e tij e parë publike që pas arrestimit. Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nisur direkt me një fjalim pas kafazit prej xhami, ku ka lëshuar akuza në drejtim të sistemit të drejtësisë, duke e cilësuar si proces të turpshëm.
Meta ka kërkuar me këmbëngulje që seancat gjyqësore të transmetohen live, si një kush sipas tij që gjithçka të jetë transparente. Ai iu drejtua me një kërkesë të veçantë edhe Gjykatës së Posaçme në lidhje me këtë çështje vetëm pak ditë më parë.
“Transparenca përpara qytetarëve shqiptarë dhe llogaridhënia është detyrim për çdo institucion dhe çdo funksionar publik”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale. Që prej 21 tetorit 2024, Meta nuk është shfaqur në publik dhe nuk ka dhënë asnjë intervistë, ndërsa imazhi i fundit i tij mbetet momenti i arrestimit.
Fraksion.com

