AktualitetPolitikëTë fundit

Debate në mbledhjen e PS/ “Ose je me ne, ose përballë nesh”! Rama përplaset me Spiropalin: Herën e parë nuk votove, të dytën bëre çarçaf, të 3-tën del nga grupi

Sot u zhvillua një mbledhje e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e shoqëruar me debate të brendshme.

Gjatë diskutimeve, kryeministri Edi Rama pati një përplasje me ish-ministren e Jashtme Elisa Spiropali, pas publikimeve të kësaj të fundit në rrjetet sociale, ku ajo kishte shprehur qëndrime kritike ndaj partisë.

Sipas burimeve, Rama theksoi se nuk duhet të krijohen situata të panevojshme brenda partisë dhe se debatet publike nuk duhet të kthehen në “drama”. Ai kërkoi më shumë kujdes në komunikimin publik nga anëtarët e grupit.

Në retorikën e tij, Rama mësohet t’i jetë drejtuar Spiropalit me fjalët: “O je me ne, ose përballë nesh. Herën e parë nuk votove, të dytën bëre çarçaf, të 3-tën del nga grupi”.

Nga ana tjetër, Spiropali tentoi të japë sqarimet e saj, por kryeministri nuk i dha hapësirë për të vijuar reagimin në atë moment.

Në përgjigje të kritikëve të Ramës, Spiropali mësohet të ketë thënë “Nuk është trimëri të përjashtosh, trimëri është të dëgjosh. Më përjashton ti, jo ajo”.

Kreu i qeverisë në fund ka paralajmëruar të zgjedhë ose të jetë me PS-në, ose kundër saj.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com