Burrë e grua u vranë në atentat në Balldren të Lezhës: Makina u godit me mbi 30 plumba në ecje. Mbërrijnë me urgjencë nga Tirana specialistë të krimeve
Ngjarja e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në fshatin Balldren të Lezhës, ku mbetën të vdekur çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, 39 dhe 32 vjeç përkatësisht, nuk ka ende autorë.
Çifti kishte 4 fëmijë dhe po lëviznin me automjetin tip Audi Q7 drejt të cilit u qëllua me mbi 30 plumba, duke i lënë të vdekur në vendngjarje.
Mujeci, 30 vjeç në atë kohë, u akuzua për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.
Ata sapo kishin dalë nga një lokal në autostradën Lezhë-Shkodër dhe kanë qenë rrugës për në banesën e tyre e cila ndodhet rreth 30 minuta larg prej vendit të ngjarjes.
Fraksion.com

