AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Aksion masiv pastrimi në bregdetin e Velipojës dhe në Shirokë

Në të gjitha bashkitë bregdetare të vendit ka nisur dje aksioni kombëtar i pastrimit, me synimin që sezoni turistik ta gjejë vendin më të përgatitur, më të organizuar dhe më të vendosur për të mbrojtur mjedisin.

Ky aksion vjen në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri turistik dhe i iniciuar nga Ministria e Mjedisit, në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Arsimit, atë të Mbrojtjes, bashkitë, organizatat mjedisore dhe qindra vullnetarë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga aksioni masiv i zhvilluar në  bregdetin e Velipojës dhe në Shirokë.

Pas pastrimit të bregdetit pushuesit vendas, por edhe turistët e huaj do të kenë mundësi të pushojnë në ambiente më të pastra.
Velipoja me vijën bregdetare dhe pastërtinë e plazhit vlerësohen si dy nga arsyet kryesore pse turistët e zgjedhin atë çdo vit për të kaluar pushimet. Përveç kësaj, shërbimet e ofruara dhe mikpritja e zonës e forcojnë më tej imazhin e Velipojës si një destinacion turistik në rritje.
Gjithashtu edhe Shiroka është një nga zonat më të preferuar për pushuesit e vizitorët në Shkodër. Bregu i liqenit u afron freski dhe natyrë të egër.
Aksoni i pastrimit përfshiu disa qytete bregdetare të vendit përveç Shkodrës ai u shtri edhe në Durrës, Vlorë, Sarandë, Dhërmi, Himarë, Drimadhes, Pogradec etj.

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com