SPAK zgjat me tre muaj hetimet për Belinda Ballukun
Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj hetimet për ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ish- kryeministren Belinda Balluku.
Balluku është pezulluar nga detyrat e saj duke mbajtur aktualisht vetëm postin e deputetes në Kuvendin e Shqipërisë, ndërkohë që kujtojmë që kërkesa e dorëzuar më parë nga SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj, u hodh poshtë nga mazhoranca me forcën e kartonit.
Fraksion.com

