29 pasuri të sekuestruara i përkasin Ergys Agasit, ku bëhet fjalë për apartamente, vila dhe sipërfaqe toke, në zona të preferuara të Tiranës dhe Durrësit, shtatë llogari bankare dhe kompania AE SOLUTION.

Ermal Beqirit i janë vënë nën sekuestro 10 pasuri të paluajtshme, përfshirë dhe një jaht luksoz, llogaritë e kompanisë “Soft&Solution”, 8 automjete dhe llogaritë e vetë Beqirit.
Ndërsa, kompanive “FIRST” e Gëzim Hoxhës; “Fasttech” dhe “Fasttech&Fresh” e Andis Papas, dhe asaj “Albascan” të Elision Jorgjis u janë bllokuar fondet.

Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, sipas Prokurorisë, urdhëronin rrëmbimin e rivalëve dhe nën kërcënim i detyronin të tërhiqeshin nga tenderat në AKSHI.
Ish-drejtoreshës së AKSHI-t i janë sekuestruar 3 apartamente në Tiranë dhe Qerret të Kavajës që dyshohen se janë pasuri të fshehurta të ish-drejtoreshës së akkshit
Mirlinda Karcanaj, duke rrëzuar pretendimet e kryeministrit se ish-zyrtarja e lartë jeton me qera.

Karcanaj dyshohet si pjesë e grupit të drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, kompanitë e të cilëve ushqente me tenderat e institucionit.

Edi Rama e mbrojti të besuarën e tij Mirlinda Karcanaj teksa deklaronte se jetonte me qira, por hetimet e SPAK kanë zbuluar 3 apartamente, dy prej të cilëve në TIranë e një në Qerret të Kavajës.

Këto pasuri të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, e cila dyshohet si pjesë e grupit të drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, kompanitë e të cilëve ushqente me tenderat e institucionit, janë vënë nën sekuestro.