Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Balla kërkon 1 minutë heshtje në Kuvend
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla kërkon një minutë heshtje në nder të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta.
“Është shumë jetike në kuptimin e respektit për një nivel kaq të madh të kontributit për shqipen, të vlerësojmë kontributin e pa zëvendësueshëm të këtij akademiku, që në një moment të caktuar, gjatë ditës së sotme ka kujtojmë veprën e tij duke mbajtur një minutë heshtje. Në vlerësim të kontributit që ky personalitet mban, besoj është një dinjitetin e Kuvendit që të mbajmë një minutë heshtje. I pa harruar kujtimi i akademikut Rexhep Qosja”, tha ndër të tjera kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
Rexhep Qosja është varrosur sot në pranë të një rrethi të ngushtë familjarësh, duke respektuar amanetin e tij. Në një njoftim zyrtar familja ka bërë me dije se nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja dhe se po ashtu nuk do të marrë pjesë në organizime.
Fraksion.com

