AktualitetTë fundit

Policia zbarkon te ‘Equos Resort’, ekzekutohet vendimi për sekuestrimin e pasurive të Ergys Agasit

Policia e Shtetit ka zbarkuar këtë të mërkurë në ambientet e “Equos Resort”, ku po zbatohet një vendim për sekuestrimin e pasurive te Ergys Agasit.

Raportohet se në fokus të veprimit janë disa vila të ndërtuara në këtë kompleks, të cilat dyshohet se janë ngritur pa leje ndërtimi dhe më pas janë legalizuar në mënyrë të kundërshtuar me ligjin.

SPAK ka sekuestruar ditën e djeshme miliona euro pasuri të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t. Sipas organit të akuzës, GJKKO ka vendosur sekuestrimin e një numri të madh pasurish në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe zona të tjera, në pronësi të të lartpërmendurve, ku përfshihen apartamente, truall, pyje, ndërtesa, vila, automjete luksoze, një jaht, si dhe llogari bankare dhe aksione në disa subjekte tregtare.

Pasuritë e sekuestruara dhe llogaritë e bllokuara të Ergys Agasit:

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 26690.9m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 346.2 m², me vendndodhje  Qeha Shytaj, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje QehaPetrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje në QehaPetrelëTiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 8956m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 568 m², me vendndodhje  QehaPetrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe 8260.2 m2 dhe ndërtim 2 kat me sipërfaqe 490.2 m2;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 911.3 m², nga kjo ndërtesë sipërfaqe 350.8 m²;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 9316.1m², nga kjo ndërtesë 2 kat me sipërfaqe 192.8 m²;

– Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 406.34 m² me ndërtesë, Lundër, Tiranë;

– Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 10300 m²;

– Pasuria me nr.47/215, e llojit truallme vendndodhje në zonën kadastrale 8518, me sipërfaqe 400m², Durrës;

– Pasuria e llojit ndërtesëme vendndodhje  ZK 8518 me sip. totale 165 m2;

– Pasuria llojit apartamentDurrës;

– Pasuria llojit garazhTiranë;

– Pasuria llojit apartamentTiranë;

– Pasuria llojit apartamentTiranë;

– Pasuria llojit apartamentTiranë;

– Pasuria llojit garazh;

– Pasuria llojit garazh;

– Pasuria llojit truall;

– Pasuria me nr.6/756, truall;

– Pasuria llojitapartament;

– Pasuria llojit garazh;

– Pasuria llojit garazh;

– Pasuria llojit garazh;

– Pasuria llojit apartament;

– Pasuria llojit garazh;

– Pasuria llojit truall dhe ndërtesëGjilek, Vlorë;

– Automjet Land Rover Defender 2023;

– Subjekti “E.A.S;

– Llogari bankare në OTP, Credins dhe BKT.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com