AktualitetTë fundit

Arresti kardiak i merr jetën të dënuarit në burgun e Fierit, rasti i 6-të i ngjashëm për këtë vit

Një 69-vjeçar, i cili vuante dënimin në burgun e Fierit, ka humbur jetën në mënyrë të papritur ditën e sotme pas një arresti kardiak.

Bëhet me dije se ai vuante nga disa sëmundje të tjera, që duhet se ia kanë rënduar shëndetin së fundmi, teksa policia zbulon edhe dinamikën e ngjarjes dhe detajet mjekësore.

NJOFTIMI I POLICISË 

“Shtetasi Luan Bundo i datelindjes 01.07.1957, lindur dhe banues në Tiranë, dënuar me 10 vjet për dhënie ndihmë për kalim të paligjshjem të kufijve, mashtrim, mbetur për të vuajtur edhe 5 vjet

Ky shtetas ishte i diagnostikuar Dg: Paraparez inferior ira. Hipokalemia servere. SIZ. HTA. APQ. KMP hipertensive. Diabet mellitus. Me date 22.04.2026  ne mengjes ky shtetas, eshte evidentuar me probleme shendetesore, i jepet ndihma e pare mjekesore dhe niset me urgjence ne Spitalin e Fierit. Rreth ores 08:20 konkludohet nga mjeket e spitalit Fier qe ky shtetas ka bere Exitus letalis  vdekje) suspekt arrest kardiak”.

Ky është rasti i gjashtë që nga fundi i janarit të këtij viti raportohet nga Drejtoria e Burgjeve humbja e jetës së të burgosurve, të lidhur kryesisht me problemet shëndetësore.

I fundit ishtë më datë 5 prill, kur Policia njoftoi se një i dënuar për dhunë në familje humbi jetën në QSUT, pasi ishte shtruar në Reanimacion si pasojë e një arresti kardiak

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com