Kreu i gjyqësorit: Irani duhet të përgatitet për më shumë sulme
Gholamhossein Mohseni Ejei, kreu i gjyqësorit të Iranit, tha se Teherani duhet “të ruajë gatishmërinë 100%” në rast se SHBA fillon sulme të reja, sipas një video të postuar nga media shtetërore iraniane Fars.
Ekziston një “mundësi e fortë” për sulme të tjera, tha Ejei, duke shtuar se SHBA-të ende nuk i kanë arritur objektivat e tyre të luftës, pavarësisht vrasjes së shumë zyrtarëve të lartë të Iranit.
Në një video të veçantë të postuar nga Fars, Ejei tha se Irani do t’i përgjigjet konfiskimit të anijes mallrash me flamur iranian në Gjirin e Omanit nga SHBA-të të dielën, duke e quajtur atë një “shkelje” të armëpushimit.
“Bllokada detare për të cilën (SHBA-të) flasin është padyshim një shkelje e qartë dhe Republika Islamike patjetër do të përgjigjet”, tha ai.
Fraksion.com

