AktualitetBota+Të fundit

Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të vrarëve, 13-vjeçari hidhet nga çatia për të shpëtuar jetën

Një ngjarje tronditëse është regjistruar të dielën në Luiziana, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një person ka vrarë me armë zjarri tetë fëmijë, në një nga krimet më të rënda familjare të raportuara së fundmi.

Sipas autoriteteve amerikane, shtatë prej viktimave ishin fëmijët e autorit, të moshave nga 3 deri në 11 vjeç. Viktima e tetë ishte kushëriri i tyre.

Një tjetër fëmijë, 13 vjeç, arriti të mbijetojë pasi u hodh nga çatia në përpjekje për të shpëtuar. Ai ka pësuar fraktura të shumta dhe ndodhet nën kujdes mjekësor.

Pas krimit, autori tentoi të largohej nga vendngjarja, por u neutralizua nga forcat e policisë dhe u vra.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com