AktualitetPolitikëTë fundit

Detyrim paraqitje për “Partizanin”, Berisha në SPAK pritet me ovacione nga mbështetësit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar sot në SPAK, ku do të paraqitet në GJKKO sa i takon masës së dhënë nga gjykata për ‘detyrim paraqitje’.

Berisha është pritur nga mbështetës të tij me ovacione.

Kujtojmë se ndaj tij është caktuar masa Detyrim paraqitje për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani

Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.

Ndërkohë, për dy të pandehurit e tjerë, Xhimi Begeja, ortak i Malltezit, dhe Andia Pustina, financiere në kompaninë “Homeplan”, prokuroria ka ngritur akuza për përfshirje në skema të pastrimit të parave.
Fraksion.com

 

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com