“Përballjen e shekullit”, Berisha sfidon Ramën nga protesta: Nëse s’vjen në gjyq, zgjidh studion të dalim në debat!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza dhe sfida të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë fjalimit të tij në protestën e opozitës përpara Kryeministrisë, duke iu referuar edhe thirrjes së këtij të fundit si dëshmitar në çështjen “Partizani”.
Berisha deklaroi se Rama do të përballet në gjykatë për firmat e tij, duke e cilësuar procesin si një moment historik. “Ai u thirr të ulet në bankën e gjykatës, ballë për ballë për firmat e tij. Nga kjo tribunë u them shqiptarëve se do keni rastin të shihni në atë sallë përballjen e shekullit,” u shpreh ai.
Fjalimi i tij u mbyll me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit. “Edi Rama, koha jote e zezë për shqiptarët ka marrë fund, jep dorëheqjen!” përfundoi ai, mes thirrjeve të protestuesve.
Fraksion.com

