“Heshtje mafioze nga qeveria për refuzimin e raportit në Bruksel”, Berisha: Integrimi në rrezik nga Balluku dhe AKSHI-t
Kreu i PD, Sali Berisha, denoncoi atë që ai e quajti “heshtje mafioze” të qeverisë, pas rrëzimit në Bruksel të raportit të ndërmjetëm i cili do të hapte grupkapitujt e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.
Berisha tha se kjo lëvizje e BE vjen pas mbrojtjes që bëri Rama me kartonat e tij të siguruar nga zgjedhjet e vjedhura, për rastin Balluku dhe më pas qëndrimi me skandalin e AKSHI-t.
“Zgjidhja është vetëm një. Të bashkohemi në shesh me vendosmëri, është rruga kryesore. Qindra shqiptarë kanë mijëra arsye për të protestuar. 1 mld euro do të paguajnë shqiptarët për Porto Romanon”, tha Berisha.
Me 1 mld euro do të bënim dyfishimn e pensioneve të qytetarëve.
Fraksion.com

