AktualitetTë fundit

Zjarri te pallati i kompleksit Arlis, 30 apartamente të djegura!

30 apartamente të një pallati janë djegur si pasojë e një zjarri të madh që shpërtheu në katin e parë të një biznesi në një pallat pranë Farmacisë nr.10,  në afërsi të QSUT në Tiranë.

Disa prej tyre u dogjën plotësisht. Flakët u përhapën shumë shpejt, duke i zënë banorët të papërgatitur. Dyshohet se zjarri mund të ketë nisur nga disa mbeturina jashtë ndërtesës. Shkaku i saktë ende nuk është përcaktuar.

Veshja e jashtme e fasadës është shkrumbuar totalisht. Situata tani është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për përhapje.

Si pasojë, 11 banorë morën trajtim në spital për djegie të lehta dhe asfiksi, ndërsa një grua u lëndua më rëndë.

Për evakuimin u përdorën autoshkallë, ndihma nga zjarrfikës të zonave përreth.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse u angazhuan edhe 2 helikopterë Cougar, ndërsa operacioni për shuarjen e plotë të flakëve ka zgjatur për disa orë.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit, ndërsa dëmet materiale raportohen të jenë të konsiderueshme.

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com