Shtyhet seanca në GJKKO për Veliajn, ja kur do të zhvillohet procesi i radhës
Veliaj nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit dhe, sipas raportimeve, nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me arsyet e mungesës së tij. Po ashtu, bëhet me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka zbatuar urdhrin e gjykatës për shoqërimin e tij dhe nuk ka vënë në dispozicion dokumentacionin përkatës.
Gjatë seancës, avokati i Veliajt kërkoi respektimin e të drejtave procedurale, duke theksuar se i pandehuri duhet të jetë i njoftuar në mënyrë të rregullt dhe të shprehë vullnetin e tij për pjesëmarrje në proces.
Fraksion.com

