“Ishte e xhiruar në Hollywood”, Cako hedh dyshimet për misionin Artemis 2: Fondet kaluan për luftën
Mbrëmjen e sotme në “Top Story” Alfred Cako komentoi misionin e fundit të NASA-s në Hënë, Artemis 2.
“Misioni Artemis 2 për të qenë i ngjashme ose simetrik me misionin e 1969-ës mungonte vetëm presidenti Trump si Nixon me një telefon me zyra me tel, që iu thoshte atyre: ‘Alo, si ndiheni?’, po me telefon me tel. E dyta, Stanley Kubrick, e ka treguar para se të vdiste shumë qartë, që e gjitha është xhiruar në Hollywood. E treta, këmba e parë që ka zbritur në hënë, është gjurma që është fotografuar dhe ndodhet ngado, që është Oldrich dhe nga ana tjetër janë kostumet e tyre të ruajtura në muze. Dhe duket dhe shputa e çizmes së Oldrichit, dhe ndryshon komplet nga forma e gjurmës që është në foto. Tjetër, është vendosur një flamur që lëkundet nga era, në Hënë nuk ka erë sepse hëna nuk ka atmosferë. Dhe qindra gënjeshtra të tjera pa fund.
Fraksion.com

