AktualitetPolitikëTë fundit

“Mos përhapni panik, se…” – “Kemi konflikt të hapur me Iranin”, Mediu- Presidentit: Thërrisni Këshillin e Sigurisë!

Deputeti Fatmir Mediu gjatë fjalës së tij në Kuvend i është drejtuar presidentit me një kërkesë për të thirrur me urgjencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
“Dua t’i kujtoj kryeministrit që çështjet e sigurisë kombëtare nuk janë ekskluzivitet as i ministrisë, as i kryeministrit. Është Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Unë i kërkoj presidentit që të thërrasë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Ju kërkoj edhe juve, zoti kryetar, që t’i kërkoni presidentit të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

E para, Shqipëria ka një konflikt të hapur me Iranin; ka shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Edhe deklarata e djeshme e ambasadës nuk është vetëm një thirrje për qytetarët amerikanë, por edhe për shqiptarët. Është idioteske të mendohet se, duke qenë anëtar i NATO-s, jemi të garantuar për çdo gjë”, u shpreh Mediu.

Por Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi i është përgjigjur Fatmir Mediut pasi kërkoi që të mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurisë Kombëtare një ditë pas njoftimit të ambasadës së SHAB se Irani mund të shënjestrojë vendin tonë.

Peleshi i bëri thirrje që të ketë më tepër kujdes me deklarata dhe të mos përhapë panik në publik.

“Ju bëj thirrje shumë serioze që si politikan me eksperiencë të ngriheni në lartësinë e përgjegjësisë të fjalëve që thoni, sepse kanë pasoja në opinion, sepse e thënë nga një deputet merret seriozisht dhe mund të shkaktojë panik edhe pse mund të jetë një deklaratë pa baza. Thirrje të tilla serioze t’i konsultojmë në biseda jo publike, sepse populli mendon se e keni menduar gjatë nuk e dinë se shpesh herë krijohet për politikë”, tha Peleshi.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com