Thriler në liqenin e hotelit – Gjenden brenda një valixheje eshtrat e dy personave, njëri mund të jetë një grua
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Halkidiki të Greqisë.
Çështja merr një kthesë të re me zbulimin e eshtrave në një liqen artificial në një hotel në Sithonia, Halkidiki, në fillim të marsit. Ekzaminimi mjeko-ligjor zbuloi se eshtrat nuk i përkasin një personi, por dy personave.
Sipas rezultateve, kockat i përkasin jo një, por dy individëve të ndryshëm, me moshë të ndryshme, dhe besohet se kanë qëndruar në atë vend për një periudhë të gjatë kohore. Një element që shton dyshimet është fakti se eshtrat u zbuluan brenda një valixheje, e cila u gjet gjatë punimeve në zonë.
Fraksion.com

