“Kryesia s’ka mbyllur dyer”, Tabaku: Salianji betejën ta bëjë në PD dhe jo në studiot televizive
Duke folur për zgjedhjet e fundit parlamentare, ku ishte pjesë e kandidaturave të listës së hapur, Jorida Tabaku rrëfeu se e ka menduar edhe tërheqjen nga kjo garë, duke e cilësuar të papërshtatshëm këtë mënyrë votimi.
Nuk ka rëndësi ku jam unë apo Salianji nesër, por ku do të jetë PD dhe demokratët. Për mua ky debat duhet të bëhet brenda PD, kur bëhet jashtë është shqetësuese. Nuk e shoh te PS psh të ndodhë jashtë. Kemi boll forume për të folur. Gabimi që bëra në 3 vite të shkuara nuk do ta bëj sot, nuk kam për të dhënë mendime që kam për t’i dhënë në forumet e partisë. Nuk di të ketë një vendim të Kryesisë për t’i mbyllur dyert. Lë t’i lëmë kohë institucioneve dhe debatit të brendshëm që të marrë vendimin e duhur. Për mua PD nuk ka luksin të humbë askënd, ne duhet të shtohemi e zgjerohemi, t’ia shtrijmë dorën kujtdo. Në një parti politike vendos vota”, tha ajo./BW
Fraksion.com

