Në “arrest shtëpiak”, del pas dy orësh në SPAK ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj
Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj për më shumë dëshmoi para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në cilësinë e personit nën hetim.
Karçanaj, dyshohet si pjesë e grupit kriminal që dyshohet se drejtohej nga dy biznesmenët e shumëkërkuar Ergys Agasi e Ermal Beqiri, emrat e të cilëve janë në listën e të shumëkërkuarve të drejtësisë.
Ish-shefja e AKSHIT u thirr të rrëfehet pak kohë pasi SPAK përdori si provë në Apelin e Posaçëm për ta mbajtur atë nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” një dëshmi të ish-zëvendësit të saj Daniel Shima që e implikon Karçanaj në aferën e përcaktimit të tenderave të institucionit.
Fraksion.com

