Noka viziton protestuesit e arrestuar: Pushteti i horrave nuk do të ketë të gjatë, populli opozitar do japë verdiktin për këtë bandë kusarësh!
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka takoi sot protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të së dielës. Ai u shpreh se pushteti i inkiminuar do të marrë fund dhe se populli opozitar do të vendosë për fatin e atyre që ai i quajti “bandë kusarësh”.
“Ndihesh keq kur sheh qytetarët e arrestuar për të drejtat e tyre, për një Shqipëri pa korrupsion, pa krim dhe pa narkoregjim. Pushteti i horrave nuk do të ketë të gjatë, do të marrë fund, dhe populli opozitar do të japë verdiktin për këtë bandë kusarësh”, u shpreh Noka. Për pyetjet e gazetarëve lidhur me dhunën ndaj deputetëve dhe policinë, Noka tha se çdo oficer që dhunon opozitarët dhe qytetarët, çdo drejtues ose punonjës që përfaqëson bandën e pushtetit, do të konsiderohet armik i ligjit dhe do të përgjigjet para drejtësisë. “Ne po mbajmë shënim çdo emër dhe do t’i denoncojmë. Një ditë, shumë shpejt, çdonjëri prej tyre do të japë llogari para ligjit”, përfundoi deputeti.
Fraksion.com

