AktualitetPolitikëTë fundit

Kryeministri Edi Rama takon ministrat në “Vilën 30”, zbulohet çfarë po diskutojnë

Kryeministri Edi Rama është takuar rezidencën qeveritare “Vila 30” me ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari.

Lamallari shoqërohej në takim me zv/ministrat e Brendshëm dhe kabinetin e tij. Takimi nisi ne 9:00 dhe përfundoi ne 10:30.

Gazetar Ergys Gjençaj tha për News24 se pas përfundimit të takimit me Ministrin e Brendshëm Lamallari dhe zv.ministrat e Brendshëm, do të takohet edhe me Ministrin e Drejtësisë Toni Gogu.

Në takim ka qenë i pranishëm gjithashtu edhe ministri Ervin Demo. Gjithashtu edhe drejtori aktual i Policisë, Sokol Bizhga ka qenë pjesë takimit.

Ky takim i kryeministrin Rama vjen ndërkohë që ka nisur edhe faza e intervistimit për 14 kandidatët që garojnë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit nga detyra të Ilir Prodës.

Procesi po zhvillohet sipas rendit alfabetik, ndërsa i pari që është paraqitur për intervistë ka qenë Afrim Tafa, aktualisht drejtor i Policisë së Durrës.

 

Fraksion.com

 

 

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com