AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Rama urdhëron që Meta të mbetet pa ujë, kriminelët i shpojnë shishet

Kreu u PD Sali Berisha në daljen e tij për mediat ka uruar edhe ish-Presidentit Ilir Meta në 57-vjetorin e tij. Berisha theksoi se edhe pse në burg po bën një betejë të jashtëzakonshme.

“U dërgoj një përshëndetje të përzemërt të burgosurve politike dhe i uroj nga zemra ditëlindjen ish-presidentit Meta që po bën betejë të jashtëzakonshme edhe nga qelia e burgut. Dënoj aktet e turpit të intimidimit që ata i bëjnë…Që të gjitha janë me urdhër të Edi Ramës dhe kur një nga eksponentë kryesorë socialist me kërkesë të Tedi Blushit merret me këtë problem rezulton se këtë e kryente Ergys Agasi me urdhër të Edi Ramës. Çon kriminelë për të shpuar shishet e ujit që ta lërë pa ujë”, tha ndër të tjera Berisha.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com