27 vite nga bombardimi i NATO-s mbi Serbi, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e Aleancës! T’i vihet kufiri “te thana” ambicieve të Putinit
“Sot 27 vite më parë NATO ndërmori ofensivën arjore kundër regjimit të Millosheviçit, gjenocidin serb në Kosovë dhe bëri të mundur çlirimin e këtij shteti nga pushtuesit barbar. Sot, çdo shqiptar, përulet me mirënjohjen e pakufishme për NATO-n. Për komandantin, heroin e shqiptarëve, Bill Clinton që udhëhoqi me aq vendosmëri aleancën në atë betejë më të fuqishmen për lirinë, të drejtat njerëzore dhe çlirim kombëtar. Sot thirrja ime për NATO-n, SHBA, qeverinë, është; pranimi i Kosovës si anëtare e NATO-s. Kosova e lirë, është një nga rezultatet më madhore të historisë së NATO-s. Kosova anëtare e NATO-s. Në rrafshin gjeo0strategji, kufiri i NATO-s duhet të jetë kufiri i Kosovës në këtë zonë. Anëtarësimi i Kosovës, është mesazh i kufirit te thana për Putinin e Ballkanit. Është përgjigje e shkëlqyer që i jepet përpjekjeve të pandërprera destabilzuese të asaj çka përfaqëson Putini. Uroj që Aleanca në këtë përvjetor të konsiderojë në mënyrën më serioze, anëtarësimin e Kosovës në gjirin e saj. Kjo është një aleancë politike dhe ushtarake. Kosova sot është frymëzim për vendet e Rajonit.”, tha ai.
Fraksion.com

