AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Gati ligji i ri për prefektët, do të jenë 12 zëvendësministra të Brendshëm në territor

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste paralajmëroi sot përgjegjësi dhe kompetenca shtesë për prefektët e 12 qarqeve të vendit.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama tha se prefektët do të marrin fuqi tjetër.

“Është bërë projekti dhe kështu ata nuk do të jenë më njerëzit që rrinë dhe firmosin vendimet e këshillit bashkiak, por do të jenë 12 zëvendësministra të Brendshëm në territor”, shtoi Rama.

Prefektët sipas tij, “do të jenë një mbështetje shumë e fortë e qeverisë dhe e komunitetit në funksion të gjithë gjërave për të cilat bashkitë sot kanë nevojë”.

Rama theksoi se sot fillon një fushatë e mirëfilltë brenda Partisë Socialiste dhe për Partinë Socialiste, në funksion të njerëzve.

“Nuk dua të flas për investimet e mëdha që po shkojnë drejt fillimit të zbatimit në turizëm e në infrastrukturë, por dua të them që të gjitha këto do të duhet të bëhen pjesë e narrativës së kësaj periudhe”, theksoi Kryeministri Rama.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com