“BE dhe ndërkombëtarët kanë dosjen e saj”, Berisha: Mos u çudisni kur Balluku të zgjidhet Sekretare e Përgjithshme e partisë së krimit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale hodhi hipotezat se Belinda Balluku mund të zgjidhet sekretare e Përgjithshme e PS-së.
Sokol Deliaj: Doktor, të përshëndes. Nëse dosja Balluku e implikon edhe Ramën, duhet që anëtarët e Komisionit të Mandateve ta dërgojnë tek institucionet e BE që ata të marrin vendimin përfundimtar për këtë qeveri.
Institucionet ndërkombëtare e kanë atë dosje.
Megi Zogaj: Si e interpretoni faktin që Balluku mbetet sërish drejtuese politike në Fier. A është kjo shenjë force apo dobësie e qeverisë?
Sali Berisha: Përkundrazi dëshmon se Edi Rama është tërësisht i kapur nga Balluku dhe është shenjë forcë e Ballukut.
Mos u çudit nesër që ajo të zgjidhet Sekretare e Përgjithshme e partisë së krimit.
Apo sot, kur e kanë atë mbledhje.
Fraksion.com

