Molotovë dhe fishekzjarre drejt “Vilës 31”, lirohen katër protestuesit, gjykata vendos “detyrim paraqitje”
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “Detyrim Paraqitje” për katër protestuesit e opozitës që hodhën molotovë dhe fishekzjarre drejt vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha.
Ndërkohë hedhja e molotovëve në “Vilën31” u pa si një mesazh politik. Brenda godinës ndodheshin disa artistë të huaj, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk u dëmtua.
Fraksion.com

