Kryeministrisë ‘i vihet flaka’, Berisha me maskë antigaz
Fiks pas fjalës së kryetarit të PD-së, Sali Berisha, kanë shpërthyer fishekzjarrët e molotovët para Kryeministrisë.
Ndryshe nga herët e shkuara, Berisha nuk përshëndeti protestuesit me flamuj në dorë.
Policia po hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve, teksa u bën thirrje që të shpërndahen.Pas mbajtjes së fjalës nga kreu demokrat Sali Berisha, protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të Kryeministrisë. Menjëherë ka ndërhyrë policia, që ka bërë thirrje që protestuesit mos të përdorin dhunë. Berisha ka dalë nga makina, duke mbajtur një maskë antigaz.
Kreu i PD Sali Berisha ka vijuar të mbetet mes protestuesve pas tensioneve të krijuara para godinës së Kryeministrisë me hedhjen e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt godinës së kreut të qeverisë.

