Atentati në Lezhë: Mori tre plumba aksidentalisht, nipi i Nikulajve po qethej në berberhanen e tij
Sokol Daci, 30 vjeç, është plagosur mbrëmjen e djeshme në Lezhë në një atentat që dyshohet të ketë pasur si objekt tjetër personin që ndodhej në afërsi të tij. Gjendja e tij aktuale paraqitet stabile, ndërsa ai u transportua menjëherë në spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, Sokol Daci nuk ishte shënjestra kryesore e sulmit, por një nga katër personat që ndodheshin brenda biznesit të tij, një berberhane, në momentin kur ndodhi ngjarja.
Mendohet se shenjestra ishte një nga katër personat e tjerë që ndodheshin brenda biznesit të tij në momentin kur ndodhi ngjarja.
Rreth atentatorëve nuk ka ende asgjë gjurmë, ndonëse policia që prej mbrëmjes së të dielës ka ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Dyshohet se sulmi u krye nga tre individë, të cilët mbërritën në fshatin Rrilë të Lezhës me një automjet tip “Audi”. Pasi zbritën nga makina, ata qëlluan drejt berberhanes, plagosur Sokol Dacin, i cili ka marrë tre plumba: një në shpatull, një në bark dhe një në këmbë.
Brenda biznesit dyshohet të kenë qenë edhe katër persona të tjerë të cilët, sipas grupit hetimor, janë kundërpërgjigjur me armë zjarri.

