BE e përçarë për afatet e zgjerimit
Ministrat për çështjet evropiane kanë diskutuar në Bruksel rreth prioriteteve të presidencës qipriote në gjashtë muajt në vijim. Zgjerimi i BE-së mbetet prioritet.
“Zgjerimi i BE-së është një përparësi kryesore për Presidencën e Qipros. Kjo dëshmohet me konferencën ndërqeveritare për Malin e Zi për të mbyllur Kapitullin Mbikëqyrja Financiare. Me këtë vendimmarrje arrijmë në mbylljen e 13 kapitujve të negociatave për Malin e Zi. Është jetike, dhe kështu do të sillemi si Presidencë e BE-së, që të ofrojmë një axhendë të besueshme zgjerimi, bazuar në kushtëzime të rrepta dhe të drejta. Jemi plotësisht të vetëdijshëm për faktin se zgjerimi në këtë moment është një domosdoshmëri gjeopolitike dhe një investim gjeostrategjik për të ardhmen e Bashkimit Evropian”, tha Marilena Raouna, zv/Ministre për Çështjet Evropiane.
Bashkimi Europian, zgjerimi i BE-së, Ukraina anëtarësim, Bruksel, presidenca e Qipros, Hungaria, Luksemburgu, Mali i Zi, kapituj negociatash, procesi i zgjerimit, anëtarësimi me dy faza, gjeopolitikë, investim gjeostrategjik, BE e përçarë.
Fraksion.com

