AktualitetTë fundit

Aksioni i RENEA-s në Dobraç dhe Fushë Kuqe, kontrolle te pjesëtarët e fisit të Bajrave

Forcat speciale RENEA dhe Operacionale kanë zhvilluar sot një operacion të befasishëm në zonat e Dobraçit dhe Fushë Kuqe.

Janë  arrestuar dy persona.

Në pranga janë vënë Alket Xhixha dhe Elvin Merlika, teksa gjatë aksionit janë sekuestruar edhe armë zjarri.

Në Dobraç kontrollet kanë qenë tek pjesëtarë të fisit të Bajrave. Elvin Merlika ka qenë në kërkim si pjesëmarrës në planin për të vrarë Indrit Dokles, porosi e dhënë nga Ervis Martinaj. Ndërsa Fred Xhixha ishte personi që bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt.

Emrat e tyre kanë dalë pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i penduar i drejtësisë.

Merlika akuzohej për sigurimi i kushteve për të kryer vrasje. Më herët SPAK kërkoi edhe konfiskimin e 20 pasurive në emër të tij dhe të familjarëve, por kërkesa u rrëzua në gjykatë.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com