AktualitetTë fundit

“Dorëzohem vetëm përballë Allahut”, detaje të reja nga ngujimi i terroristëve, prej kohësh ishin nën vëzhgim

Detaje të reja janë zbuluar nga aksioni i arrestimit të dy personave, Julian Cumrraku dhe Erzen Uka, të cilët që qëndruan për 12 orë të ngujuar në banesë.

Policia e Pukës ka qenë duke patrulluar në zonë kur ka konstatuar Erzen Ukën, i cili sapo ka parë policinë është futur në banesën e braktisur të një të afërmi. Duke pasur dyshime, policia ka shkuar për të verifikuar.

Erzen Uka nuk e ka hapur derën dhe ka kërcënuar punonjësit e policisë.

“Nuk i dorëzohem policisë, dorëzohem vetëm përballë Allahut”, ka deklaruar Uka gjatë komunikimit me policisnë.

Duke kuptuar që ai ishte i armatosur policia kërkoi ndihmën e Drejtorisë Shkodër.

Pas shkëmbimit të informacionit me drejtorinë e përgjithshme u zbulua se Erzen Uka dhe Julian Cumrraku ishin subjekte të anti-terrorit.

Duke pasur dyshime për ta, anti-terrori i ka mbajtur nën vëzhgim.

Erzen Uka banonte në Pukë, ndërsa Julian Cumrraku në Kamëz.

Ata ishin të dy me precedent penal, për vepra të ndryshme penale.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com