Rama: Nuk do të emëroj një tjetër në vend të Ballukut! Nuk ka lëvizje në qeveri dhe pas një ndërhyrje me forcë në pavarësinë e ekzekutivit
Kryeministri Edi Rama në përgjigje të pyetjes së gazetares së Report Tv, Raziela Myslimaj lidhur ‘zgjidhjen’ e ngërçit në qeveri duke emëruar një zëvendësuese të Ballukut, tha se momentalisht Shqipëria nuk ka zv.kryeministre dhe as një ministre në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Kryeministri u shpreh se vendimi i GJKKO-së do të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
“Nuk u kuptuam. Pezullimi është vendim i një gjykate që ne do ta përcjellim në Kushtetuese si një akt brutal ndërhyrje në pavarësisë e pushtetit ekzekutiv. Gjykata Kushtetuese do duhet të na thotë se cili është qëndrim i asaj bazuar mbi Kushtetutë. Nuk jemi në kushtet që duke ndërhyrë me forcë në pavarësinë e ekzekutivit, mund të diktohet ndonjë lëvizje e qeverisë. Kështu që për periudhën që flasim, qeveria e Shqipërisë nuk ka zv,kryeministër dhe nuk ka një ministër të Infrastrukturës dhe Energjisë që funksionon”, tha Rama.
Fraksion.com

