AktualitetPolitikëTë fundit

“E vetmja gjë që humbet Berisha nga “21 janari”, përjashtimi nga politika”. Ngjela për Bashën: Më i dobëti, s’ka kredo dhe përkrahje shoqërore

Avokat Spartak Ngjela, i pyetur në “Oponencë” për ecurinë e hetimeve të “21 Janarit” dhe fatin e ish-kryeministrit Sali Berisha, tha se e vetmja gjë që humbet lideri i opozitës është përjashtimi nga politika.

Ndërsa në lidhje me Lulzim Bashën, i thirrur dhe ai në SPAK për të njëjtën çështje, avokati e cilësoi Bashën si person pa kredo politike dhe përkrahje shoqërore.

” E vetmja gjë që humbet përjashtohet për të qenë në politikë gjithë jetën. E vetmja mënyrë që të dalë nga politika vetëm përmes një vendimi për një akuzë direkte nga gjykata.

Kurse Lulzim Basha më i dobëti, s’ka kredo dhe përkrahje shoqërore, Lul Bashën e ka fut në politikë familja e Berishës”, tha Ngjela.

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com