E pazakontë, 69-vjeçari nga Roskoveci kamuflohej si grua dhe dilte nëpër fshat, duke thye…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Roskovec, ku një 69-vjeçar me masë sigurie ‘arrest shtëpie’, ka gjetur një mënyrë për ta thyer atë.
PJorgo Hatiaj është filmuar nga një qytetare duke qarkulluar i lirë nëpër rrugët e fshatit… por i veshur si një grua, në mënyrë që të mos pikasej nga policia.
Pas denoncimit, ai është vënë në pranga nga policia e Fierit, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Siç shihet nga pamjet, qytetarja i afrohet dhe duke e filmuar i bën thirrje policisë që ta arrestojë, ndërsa i moshuari i drejtohet asaj për ta goditur, e më pas largohet me vrap.
Fraksion.com

