AktualitetTë fundit

Zjarr përfshin mobilierinë në Vlorë, digjet kati i parë i objektit

Një zjarr ka përfshirë në orët e para të mëngjesit katin e parë të një mobilierie në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e brendshme të biznesit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur izolimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së tij në katet e tjera të objektit apo në bizneset përreth.

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com