AktualitetPolitikëTë fundit

Spiropali pret delegacionin e Senatit spanjoll: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, priti sot në Tiranë delegacionin e Komisionit për Punët e Jashtme në Senatin e Spanjës, të drejtuar nga José Ignacio Landaluce Calleja.

Në senatin spanjoll, thekson Spiropali, spikat mbështetja ndërpartiake për integrimin e Shqipërisë në BE.

Ndërkohë, Shqipëria dhe Spanja, sipas Ministres, mbeten dy vende mike të Mesdheut që reflektojnë kulturë të thellë, vlera, partneritet dhe besim reciprok.

Delegacioni spanjoll përbëhet nga José Ignacio Landaluce Calleja (kryetar), Antonio Gutiérrez Limones (zëvendëskryetar), Pilar Milagros Rojo Noguera (anëtare dhe zëdhënëse) dhe Luis de la Peña Rodríguez (këshilltar ligjor).

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com