“S’ka asnjë dokument pagese me firmën e Ilir Metës”, avokati Cakrani: Pretendojnë se kushëriri i Kryemadhit pagoi për lobimin e LSI
Kujtim Cakrani, avokati i ish-Presidentit Ilir Meta, ka folur për mediat jashtë Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), duke kritikuar veprimet e prokurorisë lidhur me çështjen që përfshin pretendime për pagesa në emër të LSI-së.
Ai shtoi se faktori që kompania në fjalë ka lëshuar faturë në të njëjtën ditë kur ka lëshuar faturë edhe për LSI-në, nuk do të thotë se ka pasur pagesë për partinë. Gjithashtu, nuk ka asnjë dokument që tregon pagesa me firmën e Ilir Metës për GSIS në emër të LSI-së.
Avokati njoftoi se ka kërkuar nga gjykata mospranimin e provave të reja nga prokuroria dhe kthimin e dosjes për hetime të mëtejshme, duke u shprehur: “Ne nuk kemi problem me provat, por me mënyrën se si prokuroria po i merr ato nga gjykata.”
Fraksion.com

