AktualitetPolitikëTë fundit

Borova me ngjyrat magjike të vjeshtës

Borova, një prej destinacioneve tërheqëse në Kolonjë, po merr vëmendjen e pushuesve vendas, por edhe atyre të huaj.

Borova, “e veshur” me ngjyrat e arta të vjeshtës këtë nëntor, mbetet një përvojë e bukur për turistët dhe jo vetëm.

Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjetet sociale pamje nga “Borova në Kolonjë, me ngjyrat magjike të vjeshtës”, shkruan Kryeministri.

Natyra e bukur, bujtinat me ushqime tradicionale dhe investimet në infrastrukturë, kanë bërë që Borova të kthehet në një atraksion për ata që zgjedhin ta vizitojnë këtë zonë.

Gjithashtu, malet e Kolonjës, si ai i Gramozit, mbi 2500 metra mbi nivelin e detit, mali i Shelegurit, Postenani apo Radomi janë destinacione të tjera për turistët e aventurës në këtë zonë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com