Bujë bëri lajmi që qarkulloi pak kohë më parë në media, se brenda qelisë së Nuredin Dumani, i penduar i drejtësisë, i arrestuar në kuadër të ‘Plumbit të artë’, që rrëfeu një seri ngjarjesh kriminale, hante kurdo në ambientet e qelisë. Por, duket se ushqimi këtë herë nuk i bëri mirë, dhe përfundoi në spital.
I pyetur nga mediat nëse Dumani ka konsumuar karkaleci deti brenda qelisë, SPAK thotë se kjo çështje, nuk është në kompetencë të saj. Sipas SPAK, kjo çështje i takon Drejtorisë së Burgjeve.